Pëllumbi: PS lindi në mënyrën më të mirë të mundshme, intelektualët nuk kishin lidhje me Partinë e Punës
Deputeti i PS, Arben Pëllumbi tha se PS lindi n mënyrën më të mirë të mundshëm në kontekstin kur ndodhi.
I ftuar në emisionin “Drejt” në RTV Ora nga Luan Rama, Pëllumbi tha se PS në përbërjen e saj kishte njerëz të shquar dhe intelektualë që lidhjen me Partinë e Punës e kishin të vogël.
Arben Pëllumbi: Lindja e PS u bë në mënyrën më të mirë të mundshëm në kontekstin kur ndodhi. Në përbërjen e saj kishte njerëz të shquar intelektualë, por që lidhjen me Partinë e Punës e kishin ose të vogël ose se kishin fare.
Ndërkohë deputetja Blerina Gjylameti e pyetur nëse ka intelektualë të tillë në këtë parti, u shpreh: Unë besoj se partitë politike si organizma i përshtaten kohës, dhe besoj se sot ka shumë të mësosh, dhe vërtetë kanë vendosur themele që janë të çmuara në PS.
