Aksident në aksin Shkodër - Velipojë/ Plagoset një person, shoferi largohet nga vendngjarja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Qershor 2022, 22:11
Një aksident automobilistik ka ndodhur reth orës 21:20, në aksin rrugor Shkodër-Velipojë, në afërsi të Kishës, Velipojë.
Një mjet është përplasur me një motoçikletë.
"Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motoçikletës shtetasi A. Sh. 26 vjeç banues në Velipojë", njofton policia.
I riu u dergua në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit.