Arrestohen babë e bir, kultivonin e shisnin drogë nëpër lagjet e Tiranës, në hetim dhe djali tjetër
Babë e bir u arrestuan për kultivim të bimëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje. Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë djali tjetër, 16 vjeç.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtyre shtetasve, në rrugën "Hamdi Cenoimeri” policia gjeti dhe sekuestroi, lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të mbjella në tokë dhe në vazo, qese që shërbejnë për ndarjen e lëndës narkotike në doza, krehër dhe municion luftarak.
“Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi i kultivonin bimët narkotike në banesën e tyre, e përgatitnin lëndën narkotike në doza, të cilat i shisnin më pas në zona të ndryshme të qytetit të Tiranës” informoi sot policia e Tiranës pa saktësuar sasinë e drogës që është kapur.
Në kuadër të operacionit “Processing” u arrestuan Zh. M., 47 vjeç dhe F. M., 21 vjeç, babë e bir.