Pëllumbi: PS ka një proces një vjeçar me ndarjen nga e shkuara dhe përgatitjes për të ardhmen. Pikat kulmore të partisë
Deputeti i PS-së Arben Pëllumbi, ka folur për lindjen e PS, duke thënë se fillimi i kësaj partie nuk ka qenë i lehtë për të.
I ftuar në emisionin “Drejt” në RTV Ora nga Luan Rama, Pëllumbi tha se PS, lindi, u formësua dhe krijoi një grup njerëzish të cilët edhe sot e mbështesin.
Ai tregoi dhe dy pikat kulmore të lindjes të Partisë Socialiste.
Pëllumbi: Fillimi i PS nuk ka qenë shumë pozitiv për mua. Për mënyrën se si lindi dhe u formësua krijoi një grup që e mbështet edhe sot. PS ka dy pika kulmore të vetat, konferencën kombëtare të 25 nëntorit që aprovoi një sërë dokumentesh të rëndësishme, rezoluta që e ndan PS nga e shkuara dhe përgatiten të gjithë dokumentet bazë, të cilat më pas një vit më vonë u aprovuan. Kjo është fitorja e parë e PS, më 26 korrik 1992. PS ka një proces gati një vjeçar me ndarjen nga e shkuara dhe përgatitjes për të ardhmen. Nuk ishte i lehtë as ai vit dhe as vitet që pasuan mbrapa.
