Escobar: SHBA mbështet "Ballkanin e hapur", por duhet të përfshijë të 6 shtetet e Ballkanit Perëndimor
“SHBA përkrah iniciativën e Ballkanit të hapur” ky është mesazhi që zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Gabriel Escobar përcolli përmes një videotelefonatë nga Sarajeva ku ndodhet për vizitë.
Në samitin e Ohrit, Escobar bëri të qartë se SHBA nuk e sheh Ballkanin Perëndimor nga prize e problemeve të shekullit XX por e sheh si qendër ku ata duan të ndihmojnë Europën të lirohet nga varësia e gazit rus.
“SHBA nuk e sheh Ballkanin Perëndimor nga prizma e problemeve që kanë ndodhur në shekullin e XX, por XXI. Mundësitë e Ballkanit Perëndimor (BP) janë shumë të mëdha. BP ka një pozitë shumë të mirë, resurse mahnitëse të biznesit. Ne përkrahim BP dhe dëshirojmë ta ndërtojmë.
BP ka potencial të jetë qendër e energjisë riprodhuese që të na ndihmojë për ndryshimet klimatike. Ka kapacitet të jetë qendër e gazit natyror dhe ti ndihmojë Europës të lirohet nga varësia e gazit. Mund të jetë qendër transporti. Është pjesa e Eurpës që ka rritjen më të madhe. Ne do të ballafaqohemi me probleme por bashkarisht do i lehtësojmë punët.
Escobar duke përkrahur iniciativën tha se duhet të përfshirë të 6 shtetet e BP-së.
Duhet të punojmë jo vetëm bashkëpunim rajonal ekonomik, por dhe në integrimimin e strukturave europiane.
Ka shumë iniciativa për krijimin e një integrimi ekonomik dhe iniciativa e BP është vetëm një. Ne mbështesim inciativat që promovojnë paqe e stabilitet mes shteteve të BP.
Nëse ka sukses duhet të jetë e hapur për të gjithë. Duhet të përfshijë të 6 shtetet e BP në nivel të njëjtë. Shpresoj se do të jetë më e qartë si duhet të funksionojë në ardhmëri.
Dha dhe propozime
1- Ka shumë mundësi dhe iniciativa për integrimin e BP, I jap kurajo liderëve që të kërkojnë mënyra si të bashkëpunojnë.
2- Duhet të ketë një plan për zhvillim institucional. Përparësi është rritja ekonomike por duhet dhe krijim I kushteve për investitorët. Përkrahim liderët e kësaj iniciative të bashkëpunojnë për një treg të përbashkët.
3- Do ju ndihmojmë për luftën kundër pastrimit të parave dhe teknologjitë më të larta për të monitoruar pikat kufitare.
Në Ohër të Maqedonisë së Veriut, mbahet takimi i radhës i nismës Ballkani i Hapur. Takimit të udhëheqësve të Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, iu bashkua në cilësinë e vëzhguesve, kryeministri i Malit të Zi dhe kryesuesi i Këshillit të Ministrave të Bosnjë e Hercegovinës. Në konferencë morri pjesë edhe Komisionari evropian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi.
