Turizmi në Shqipëri, Kasa: Subjektet hoteljere po mundohen ta amortizojnë vetë rritjen e çmimeve
Kryetari i Unionit turistik Shqiptar, Rrahman Kasa gjatë një interviste për Ora News me gazetarin Arnold Kariqi foli rreth turizmit në Shqipëri.
Kasa tha se këtë vit ka një rritje të turizmit madje sipas tij ka një kërkesë dhe për shtim të dhomave, pra që mundësojnë numër rezervimesh më të larta. Nga ana tjetër Kasa tha se rritja e çmimeve ka impaktin e saj, por që, subjektet hoteljere po mundohen ta amortizojnë këtë rritje çmimesh.
Rrahman Kasa: Këtë vit kemi një rritje goxha të madhe të numrit të turistëve, pra jo vetëm për turizmin e organizuar që ka dy javë që ka filluar por dhe turizmi individual, tremujori i parë i këtij viti është në shifra më të krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2019 që ishte dhe viti më i mirë para pandemisë. Ajo që na jep prapë optimizëm ëshët që turoperatorët, pra partnerët tanë ndërkombëtarë i kanë shitur të gjitha vendet dhe madje ka pasur kërkesë në rritje për dhoma shtesë. Kështu unë besoj se do të jetë një vit i suksesshëm dhe do të kemi numra më shumë se në 2019. Por kemi frikë nga rritja e çmimeve për shkak të krizës globale e cila në Shqipëri ka dhe impakt më të madh, subjektet hoteljere po mundohen ta amortizojnë këtë rritje çmimesh.
