Kurbin, futet në lumë për tu larë, pëson arrest kardiak dhe vdes 53-vjeçari

Një person ka gjetur vdekjen ditën e sotme pasi është futur që të lahet në një lumë në Kurbin.

Dyshohet se 53-vjeçari ka pësuar arrest kardiak, ndërkohë që trupi i tij është nxjerrë nga lumi dhe po transportohet në Morgun e  Spitalit.

“Në fshatin Skuraj, në lagjen "Guri i Zi",  shtetasi D.M. 53 vjeç, banues në Burrel, i shoqëruar nga familjarët e tij, ka hyrë për tu larë në lumë. Dyshohet se, ky shtetas ka humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak gjatë kohës që po lahej në lumë. Trupi i 53-vjeçarit është nxjerrë nga lumi dhe po transportohet në Morgun e  Spitalit, me qëllim përcaktimin e shkakut të ndërrimit të jetës.” – bën me dije policia.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.