Ju flet Moska - Shqipëria në prag lufte që shefi i shtabit të përgjithshëm bëhet president?!
Shqipëria në prag lufte që shefi i shtabit të përgjithshëm bëhet president?! Ishte tema e kësaj të hënë në “Ju flet Moska” në RTV Ora, nga Kastriot Myftaraj.
Myftaraj: Ka ndodhur në historinë e botës që ish-ushtarakë të lartë janë bërë presidentë të vendit, qoftë edhe ish-shefi i shtabit të përgjithshëm të FA-së, por janë të rralla rastet kur sot je shef i shtabit dhe nesër bëhesh president.
Raste të tilla ndodhin kur vendet janë në situata të rëndë ose luftrash. Në përgjithësi praktika të tilla ndodhin me grushte shteti që një ushtarak aktiv të bëhet president ose kryeministër.
Ndërkohë që nuk bëhet fjalë zyrtarisht dhe jo zyrtarisht për një situatë të rrezikshme luftarake të tillë në vendin tonë që shefi i shtabit të përgjithshëm të bëhet president i republikës.
Falënderimet e mia shkojnë për Lavrovin!?
6 Qershor, 19:33
Thuhet se në këtë zgjedhje anë dorë edhe amerikanë e partnerët tanë ndërkombëtarë, por si nuk u kujdesën që disa javë që t’ia rrisnin pak staturën dhe profilin.
Pse ndodhi kjo gjë dhe si interpretohet në zyrat ndërkombëtare? Shqipëria befasisht merr shefin e shtabit dhe e bën president. Për çfarë arsyeje? Duket se do të tregojë diçka.
Nuk është thjeshtë Edi Rama që kërkon të tregojë diçka dikujt, por janë edhe partnerët tanë që duan t’i tregojnë diçka dikujt; se në vendin tonë ka një president ushtarak.
Çfarë pritet të ndodhë në vendin tonë? Një sulm i brendshëm, luftë civile, apo një sulm i jashtëm, sidomos duke pasur parasysh luftën në Ukrainë.

