COVID-19/ Në vjeshtën e këtij viti do të kemi kalim nga pandemi në endemi, thotë specialistja

Specalistja e urgjencës Aurora Dollenberg gjatë një interviste për Ora Neës tha se pas situatës së vështirë me të cilën u përball vendi jonë për shkak të virusit COVID-19, më në fund, në vjeshtën e këtij viti do të kemi një mbyllje zyrtare nga pandemia në endemi.

Aurora Dollenberg: Duke qenë se Shqipëria listohet te vendet me të ardhura të ulëta, duke qenë se nuk ishim të parët në lisë që morëm vaksinat, duke qenë se edhe vetë shqiptarët nuk ishin më të gatshmit ndër popullatat në Europë që donin ta merrnin vaksinën, kishin ndikimet e tyre në përballimin e situatës. Hezitimi ka qenë dhe nga ana e popullatës shqiptare, skepticizmi, stigmatizimi dhe teoritë konspirative kanë qenë në Shqipëri më të bujshme përtej çdo fakti shkencor, pavarësisht të gjitha këtyre vështirësive mund të themi që pandemia në Shqipëri do të ketë një fund zyrtar. Fundin social e kemi dhënë pothuajse sikundër në gjithë Europën dhe këtu jeta vazhdon. Sikurse në vendet europiane dhe këtu në vjeshtën e këtij viti do të kemi një mbyllje zyrtare nga pandemia në endemi. Pavarësisht të gjithave do të thoja se duhet të jemi optimis.