Nga matematika në muzikë/ Këngëtarja Dea Strica sjell këngën “Energji”

Këngëtarja simpatike me zërin melodioz Dea Strica, e ftuar në “Jeto me Orën” në RTV Ora rrëfeu dashurinë për këngën, foli për projektin e saj më të ri, “Energji”, kënga e parë solo.

Dea Strica: Ideja për këngën erdhi natyrshëm. Po bashkëpunoj me një producent të huaj. Ma solli, e pëlqeva, kënga u bë gati për një orë. Duhet ta sillja tani, në kohë vere. Kam marrë shumë dashuri dhe shumë përkrahje. Më parë kam bërë bashkëpunime, por ishte koha të vija solo. Ndihem mirë sepse është hapësirë pozitive. Kam pasur skepticizëm, por pasioni është më i madh se ai, besoj fort në ëndrra. Kam studiuar matematikë sepse isha shumë e mirë në shkenca. E ndjeva mirë veten te matematika. U diplomova, por tani po qëndroj në anën e artit. Kur bëj një këngë që e di që është e bukur, ndihem si në qiell të shtatë. Mes krijimtarisë dhe performacës, do të zgjidhja këtë të fundit. Mbështetësin më të madh kam pasur babain, mami ka qenë më skeptike. Shumë frymëzim marr nga njerëzit.