Parandalohet vrasja në Shkozë, 57 vjeçari dhunon bashkëshorten dhe tenton ta vari me litar

Një 57 vjeçar është arrestuar në Shkozë ditën e sotme pas denoncimit se po dhunonte bashkëshorten e tij.

Shtetasi me inicialet A.E në orët e para të mëngjesit kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe me një litar të llidhur rreth qafës ka tentuar ta varë.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Ishte ndërhyrja në kohë e forcave të policisë që parandaluan krimin makabër të 57 vjeçarit.

Ai u arrestua dhe po procedohet për veprën penale "Dhunë në familje".

Materialet i kaluan Prkurorisë së Shkallës së Parë Tiranë për veprime të mëtejshme.