Ishulli i Sazanit po digjet, prej orësh në luftë me flakët me degë peme e lopata. Pamjet e fundit
Me degë peme, lopata ushtarë të FA, zjarrfikës dhe punonjës së Administratës së Zonave të Mbrojtura po luftojnë me flakët.
Këto janë pamjet që vijnë nga ishulli i Sazanit mesditën e sotme. Flakët po përparojnë dhe për shkak të erës, ndërsa duket që kanë përpirë dhe druë dhe shkurre.
Sipas përgjegjësit të sektorit zjarrëfikës për mbrojtjen nga zjarri dhe shpërtimit në rast rreziku, Eduard Demo terreni është i vështirë dhe flakët kanë marrë kreshtën e pjesës jugore dhe për shkak të terrenit shumë të thyer është vështirë të menaxhohet. Jo vetëm kaq kujdesi duhet të jetë shumë i madh pasi kemi informacione për plasje të municioneve të braktisura dhe të mbetura”
Ndërkohë kryeminisri Edi Rama përmes një postimi në facebook duke iu përgjigjur kritikëve tha se teknika më efikase është izolimi i vatrave nga toka, duke krijuar breza të shpyllëzuar rreth çdo vatre.
Kritikëve përse nuk ndërhyhet nga ajri iu përgjigj duke thënë se po bëhet rikonjicioni nga ajri (krijimi i hartës ajrore të vatrës së zjarrit)
“Sa për ata që nuk kanë sy të shohin çfarë ndodh njëkohësisht, sot që flasim, rrotull Athinës apo çfarë ndodh kudo tjetër në kushtet e zjarreve, nga Turqia e deri në Spanjë, po hidhen përpjetë duke kërkuar helikoptera me kova uji biblik e me shkopinj magjikë, nuk kemi asgjë për të thënë! Janë të njëjtët shqipo, që në tërë historinë e këtij vendi, kanë bërë fiks të njëjtën gjë, llafe, llafe, llafe..” shkruan Rama.
