Pedofilët/ Beqiri: Ligji për abuzuesit është përmirësuar

Avokatja Nexhi Beqiri  e ftuar në studion e Ora News me gazetaren Sonila Musai u shpreh se ligji për personat që akuzohen për pedofili është përmirësuar.

Beqiri: Është përmirësuar ligji, pra ligji është bërë i fortë në Shqipëri. Shkon nga 5-15 vite burg. Po të ketë pasojë shkon dhe deri në 20 vite burg apo dhe në burgim të përjetshëm po të sjelli një viktimë ,vdekjen e fëmijës.

Pra ligjet në Shqipëri janë por nuk janë të përgatitur familjet Shqiptare aq më pak dhe fëmijët Shqiptarë për të parë se a ekziston ky rrezik dhe a ka ngjarje të tilla. Shumë shpesh familjet nuk duan ti thonë këto sepse e para krijohet një imazh i keq për fëmijët e tyre ajo që është e rëndësishme ata përpiqen me të gjitha mënyrat që mos ta marrin vesh të tjerët duke i lënë të përfitojnë kështu të gjithë  ato pedofilë dhe të gjithë ata dhunues të cilët gjahun e tyre kanë fëmijët  e moshës pa mbushur 14 vjeç apo ato që nuk e kanë arritur pjekurinë seksuale.