Ju flet Moska- Për Ramën supersticioz është shenjë e keqe që Veliaj ka lindur në 17 dhjetor

Takimi i kryebashkikut të Tiranës, Erion Veliaj, me Alex Soros në Nju Jork ishte në fokus të analizës së emisionit "Ju flet Moska" nga Kastriot Myftaraj në Rtv Ora.

Myftaraj: Në të gjithë botën politikanët që janë në pushtet, pavarësisht nëse janë në vende demokratike perëndimore apo në vende diktatoriale, janë dyshues ndaj rivalëve të tyre politikë kur këta marrin takime me njerëz të fuqishëm të cilët politikani në pushtet i shikon sikur bëjnë intriga ndaj tij. Kjo mënyrë sjellje duket në mënyra të ndryshme  në vende të ndryshme. Ka ekzistuar që kur është krijuar politika. Edi Rama e pasqyroi një sjellje të tillë kur Erion Veliaj bëri të ditur takimin me Alex Soros në Nju Jork. Veliaj dha një njoftim në rrjetet sociale se është takuar në Nju Jork, ai tha: "Me vëllain tim Alex Soros për të biseduar për ta çuar Tiranën përpara". Kur Veliaj thotë ka biseduar me trashëgimtarin e Soros për ta çuar Tiranën  përpara Edi Rama nënkupton dhe lexon këtë mënyrë të foluri sikur Veliaj dhe Soros po bisedojnë për ta nxjerrë Edi Ramën në pension politik dhe për ta vënë Veliaj në krye të partisë dhe qeverisë.

Shikoni videon e emisionit për analizën e plotë: