A po e shfrytëzon PS procesin e zgjedhjes së presidentit për t'i fryrë përçarjes së opozitës?

Deputeti i PS, Arben Pëllumbi tha se për të diskutuar për zgjedhjen e presidentit nuk do të ulen në tavolinë me Sali Berishën.

Në një intervistë për Ora News, me gazetarin Everest Dedaj, Pëllumbi u shpreh se procesi i zgjedhjes së presidentit do të diskutohet vetëm më grupet parlamentare dhe sipas tij Grupi i Rithemelimit nuk ka grup parlamentar.

Këtë deklaratë e bëri kur u pyet nga gazetari se a po shfrytëzohet procesi i presidentit nga PS për t’i fryrë përçarjes së opozitës.

Arben Pëllumbi: Ne e kemi thënë që në fillim se procesi për përzgjedhjen  e kaniditaturës për presidentin, do të zhvillohet mes dy grupeve parlamentare. Në Kuvendin e Shqipërisë janë 4 grupe parlamentare të cilët janë pjesë e konferencës së kryetarëve. Unë nuk di që në Kuvendin e Shqipërisë të kemi një grup rithemelimi. Ne e kemi thënë që  nuk do të ulemi në një tavolinë me Berishën sepse është “Non Grata” nga SHBA.

Everest Dedaj: A nuk është tentativë për të emëruar mazhoranca opozitën?

Arben Pëllumbi: Opozita ka një numër të konsideruar deputetësh, në këtë rast është vetëm Berisha me të cilën ne nuk mundemi të ulemi në tavolinë.

Përgatiti Anila Kolgjini.