Berisha komenton plagosjen e Ardit Kërtushës: Vota për PS është plumbi

Ish-kryeministri, Sali Berisha, solli në vëmendje plagosjen me armë zjarri të ish-kreut të FRESH Ardit Kërtusha një ditë më parë në qytetin bregdetar të Durrësit.

Duke bërë krahasimet me kampin kundërshtar, Berisha tha se PD në themel ka votën e lirë bndërsa PS plumbin.

Në Durrës Berisha prezantoi para demokratëve platformën e tij për të marrë drejtimin e selisë blu, pasi më 22 maj mbahen zgjedhjet për kryetar të PD.

Berisha: Më lejoni t'ju lexoj çfarë ndodh në partinë tjetër, sipas një aktivisti të kësaj partie. Thotë që: Dëgjova me vëmendje, nuk iu besova veshëve të mi për ato që tha kryetari për Edi Ramën, por pyeta, mora në telefon dhe i thash si qe ky problem? Kryetarët do t'i caktonte komisioni zonal pa votë, në fakt ai nuk thoshte, por pas dy ditësh u prova se do i caktonte edhe plumbin jo në zarf, por edhe drejt tij, siç ndodhi me Kërtushën këtu. Kjo është vota që ka PS.