Rama do të djegë tre raundet dhe do të vërë një presidente kukull, pjesë e haremit të tij politik
Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike,Aleksandër Biberaj ka dhënë një interviste për Ora News me gazetrin Arnold Kariqi.
Gazetari: "Ditën e djeshme dështoi raundi i parë për zgjedhjen e presidentit të ri të Republikës. A po shkojmë drejt një emërimi të njëanshëm nga maxhoranca?"
Aleksandër Biberaj: "Po patjetër. Edi Rama këtë model ka. Do të djeg raundin e parë, do të djegë raundin e dytë, do të djegë raundin e tretë dhe në fund pastaj do të emërojë një presidente kukull siç ka ato ministreshat në qeverinë e vet që nuk i njeh askush, nuk kanë asnjë lloj CV-je, asnjë lloj performance. Thjesht janë harem i tij politik, asgjë më shumë."
Gazetari: "Pse politika nuk e shmang dot fasadën dhe të jetë e sinqertë në këtë çështje?"
Aleksandër Biberaj: "Është ky modeli i Edi Ramës dhe i Erion Veliaj, është modeli më i keq që ka pasur Shqipëria. Edhe më i keq se modeli i Enver Hoxhës sepse keq mirë, në atë kohë është punuar, këta nuk punojnë. Këta vetëm vjedhin vetëm shkatërrojnë. Po ta shikosh Tiranën është bërë një qytet që çdo ditë e më shumë po bëhet i pabanueshëm. Dhe ke një Kryetar Bashkie që vetëm gënjen, vetëm mashtron, vetëm vjedh. Drejton një strukturë kriminale siç është Bashkia e Tiranës. Strukturën tjetër e drejton Edi Rama që është qeverisja qëndrore dhe natyrisht këtë nuk e them unë e thonë të gjitha raportet ndërkombëtare. Ky është modeli i tyre, dhe me të vertetë është një emergjencë mbarëkombëtare. Nuk jep llogari askush. Vetëm ti bindesh pashait që është Edi Rama dhe ti je në rregull. Nuk pyet kush për performancë nuk pyet kush për jetesën e qytetarëve shqiptarë."