Berisha, Ramës: Rikthimi im në PD si i Steve Jobs, me iPod, iPad dhe Apple ndryshoi botën
Ish-kryeministri, Sali Berisha, e krahasoi rikthimin e tij në Partinë Demokratike me atë të Steve Jobs.
Duke folur në takimin elektoral me demokratët e Durrësit, Berisha tha se edhe atë pas një serie pabesirash, e nxorën në rrugë, por ai me iPod, iPad, Apple ndryshoi botën.
Ne do ta ndryshojmë Shqipërinë tha ai, duke kujtuar herë pas here se janë mbi 40 mijë demokratë të vendosur për të bërë këtë ndryshim.
Berisha: Unë shoh kudo shqiptarë të vendosur. Mos harroni se jemi 40 mijë. Në këmbë. Kaluam të gjitha këto vështirësi.Edi Rama tallet, ka gjetur një kukull opozitë që merret me ta, por shpirtin nuk e ka të qetë. Vendi ka opozitë të vërtetë tani.Më duhet t’i them: PD e vërtetë dhe në këmbë e ka mundur tre herë dhe do të mundë në çdo garë. Je i pashpresë.Tani i them, kthimi im është si kthimi i Steve Jobs. Atë që pas një serie pabesirash, e nxorën në rrugë, por ai me iPod, iPad, Apple ndryshoi botën.Ne do ndryshojmë Shqipërinë.Ndaj ju ftoj të votoni më 22 maj.Mos harroni se më 22 maj ka dy procese. Ai për kryetarin e PD dhe një tjetër për presidentin kukull.
