"E prisja prej kohësh…", Rama ironi me Michael Granof për Butrintin: Mirëseerdhe në klubin e të korruptuarve dhe kriminelëve
Kryeministri, Edi Rama, ka rikthyer edhe njëherë në vëmendje çështjen e shumëdebatuar të dhënies me koncesion të Parkut të Butrintit.
Ai shfrytëzoi praninë e Michael Grenoff, drejtorit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) që pritet të marrë dhe menaxhimin e tij, për ti uruar mes ironisë mirëseardhjen në "klubin e korrupsionit dhe krimit".
Rama: Do ja dalim sa kohë kemi partnerë si Fondi që bën një rrugë dhe dy punë, edhe i gllabëron këto pasuritë tona edhe bën që këto pasuritë të dalin në dritë dhe të përfitojnë të gjithë. Pastaj vetë shqiptarët që dëgjojnë qoftë për gllabërimin, qoftë për daljen në dritë e ndajnë mendjen se çfarë është. O njëra, o tjetra, se nuk mund të jenë të dyja bashkë. Por meqenëse kjo puna e Butrintit doli fuqishëm këtë muajin e fundit unë doja që Michael Granofit që është dhe shtetas shqiptar përveç të tjerave, kisha shumë kohë në fakt që prisja që ta merrte dhe ky këtë pagëzim, të lahej në këtë ujin e baltës dhe të pagëzohej. Michael, mirëseerdhe në klubin e të korruptuarve dhe kriminelëve. Jam i sigurt që do të ndihesh më mirë dhe tamam i rritur më në fund.
Deklaratat Rama i bëri gjatë ceremonisë së firmosjes së marrëveshjes së bashkëpunimit mes Qeverisë Shqiptare dhe Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) për krijimin e 100 laboratorëve të parë SMART në shkollat 9-vjeçare dhe për programin e ri të kodimit në arsimin parauniversitar.
Drejtori i Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, Michael Grenoff ka bërë të ditur se për këtë projekt do të investohen 3.375 mln dollarë.
Grenoff theksoi se ky projekt do të vijojë edhe përtej 100 shkolla, teksa shton se synimi është që të ndërtohen në të gjitha institucionet arsimore në vendin tonë.
Grenoff: Ne do të punojmë në 100 shkolla, do të monitorojmë rezultatet dhe do të kuptojmë pilotimin. Në këtë mënyrë duhet të shpenzojmë kohën duke punuar. Duhet t’ja ofrojmë cdo fëmijë në çdo shkollë. Nëse kjo do të bëhet do të japim një kontribut jo vetëm për fëmijët, por për të gjithë vendin. Gjithsesi është e rëndësishme të fillojmë që të spezojmë kohën për të mësuar. Duhet t’ia ofrojmë çdo fëmije në çdo shkollë. Duam të japim një kontribut thelbësor. Të gjithë vendin, kontributi jonë financiar është 3.375 mln dollarë. Po japim para Shqipërisë, do investohen këtu dhe shpresojmë që të tërheqin para të tjera nga pjesëmarrës të tjerë. Ne jemi aktiv në TUMO dhe të tjera.
Edhe kryeministri shqiptar u shpreh entuziast për këtë projekt.
Rama: Ky është vetëm fillimi. Ne do të vazhdojmë më tutje sepse ambicia jonë është që me shpejtësi të shkojmë drejt plotësimit të të gjitha shkollave me laboratorë SMART. Kjo kërkon financë dhe njohje të mirë të procesit. Do vazhdojmë më tutje sepse ambicia jonë është që me shpejtësi të shkojmë drejt plotësimit të të gjithë shkollave me laboratorë smart, por kjo kërkon financë. Nesër do lançojmë me fondin shqiptaro amerikan një tjetër program që është programi i kodimit për nxënësit, të rejat dhe të rinjtë që janë në arsimin parauniversitar. Ky program do të fillojë me numra relativisht të vegjël, duam të kthejmë në një lëvizje rinore në sensin e plotë të fjalës. Të dyja këto punë shkojnë shkojnë paralelisht me fondin për piramidën që d0 hapi dyert duke u kthyer në qendrën më të madhe për inovacionin në vendin tonë. Ashtu siç ndodh aktualisht me qendrën Tumo, një nga hapësirat e stadiumin tonë kombëtar 'Air Albania'.
