Zhurma për vizitën e Pompeo-t në Tiranë, Crawford zbulon se përse erdhi ish-zyrtari i lartë amerikan
Në kuadër të 100 vjetorit të marrëdhënieve Shqipëri -SHBA, Ish-sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, më 15 maj vizitoi Tiranën.
Mirëpo vizita e tij u pasua me deklarata të shumta, nga ana e opozitës por edhe nga mazhoranca.
Ndërkohë Mark Crawford, ish-kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, në një intervistë për RTV Ora me gazetaren Besmira Pelushaj, tha se nuk erdhi si përfaqësues i shtetit amerikan, ndërsa bëri me dije se u firmosën marrëveshje në mënyrë që të krijohen lidhje për marrjen e energjisë.
Besmira Pelushaj: Përse erdhi në Tiranë?
Mark Crawford: Ai është ish-sekretar i shtetit. Nuk erdhi tamam si përfaqësues i shtetit por gjithsesi bën mrrëveshjet për energjinë. Besoj se ky ishte qëllimi. Besoj që është strategji që të krijojmë sa më shumë lidhje për energji, për shkak të situatës që është tani mes Rusisë dhe Ukrainës. Kjo thekson se strategjia është me peshë jo vetëm për Shqipërinë por edhe aleatët tonë.
Më tej ai tha se Pompeo erdhi me mbështetjen e Antony Blinken
Besmira Pelushaj: Kush mendon se e përdori vizitën e Pompeos në Tiranë?
"Ai nuk do të kishte ardhur pa mbështetjen e Blinken dhe të ambasadores."- tha ai.
Përgatiti Anila Kolgjini.
