Berisha: Portin mijëra vjeçar të Durrësit e çon drejt asgjesimit, ja shet sheikut e sheiku ja shet po Ramës
Ish kryeministri Sali Berisha gjatë takimit me demokratët e Durrësit në kuadër të fushatës për kreun e ri të Partisë Demokratike solli në vemendie projektin për ndërtimin e portit turistik të Durrësit.
Berisha u shpreh se Rama po e çon portin mijëra vjeçar të Durrësit drejt asgjesimit.
Sali Berisha: "Ja ku e kemi portin, ka qenë për Durrësin arterje jete. Arterje kryesore jete në shekuj. Në qoftë se te Durrësi ne kohëra të mira është zmadhuar ka lulëzuar, portin ka pasur si burimin më të fuqishëm të jetës dhe zhvillimit të tij. Një ditë prej ditësh i vihet syri për të hapur sheshe ndërtimi. Do bëj dubai tha Rama. Nuk kemi nevojë të bëjmë Dubain, Dubai është atje ku është. E merr një port mijëra vjeçar e çon de facto drejt asgjesimit."
Sipas Berishës, Rama e krijoi ndërmarjen, tha është e sheikut dhe sheiku ja shiti po Ramës.
Sali Berisha: "Merr 1 milion meter katror tokë për të ndërtuar me kompaninë e tij ose klientelës së tij pallate. Çdo centimetër toke është e juaja, e qytetarëve të Durrësit. Aty ka djersë, aty ka mund, aty ka jetë të humbura, jetë të shkrira në shekuj e mijëvjeçar dhe ky vjen e i grabit si pa të keq fare. Kjo nuk mund ti ndodh një kombi tjetër. E krijoi ndërmarjen, tha është e sheikut, sheiku pas një viti tha nuk është më e imja e shiti, kujt ja shiti? Ja shiti po këtij."
