Deklarata e Berishës për Apelin, Bardhi: Standardi i dyfishtë me gjykatat dëmton besimin e demokratëve
Gazemt Bardhi ka reaguar pas deklaratave të Sali Berishës pas caktimit të gjyqtares për shqyrtimin e ankimimit të Enkelejd Alibeaj.
Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Bardhi tha se Gjykata nuk mund të jetë e pavarur vetëm kur vendos Berisha ndërsa shton se standardi i dyfishtë me gjykatat dëmton besimin e demokratëve në ringritjen e PD.
Gazment Bardhi: Sali Berisha duhet të ketë fondin e hipokrizisë me demokratët dhe përçarjet e tyre. Standardi i dyfishtë me gjykatat dëmton besimin e demokratëve në ringritjen e PD. Gjykata nuk mund të jetë e pavarur, kur Zhukri i Berishës vendos pro tij dhe është politike, kur gjykata nuk i nënshtrohet akuzave të tij. Vendimi i gjykatës për çështjen e PD, cilido qoftë ai, duhet t’i hapë rrugën bashkimit të vërtetë të demokratëve.
Në një reagim pas caktimit të gjyqtares për shqyrtimin e ankimimit të Alibeaj, Berisha tha se deklarata politike e Gjykatës së Apelit dy orë para hedhjes së shortit tregon ndërhyrjen e turpshme të të Ramës dhe përpjekjen e tmerrshme të tij për të ndikuar te drejtësia.
