Prezantohet projekti për ndërtimin e Muzeut Hebraik Shqiptar

Ditën e sotme (17 Maj) është prezantuar projekti fitues për ndërtimin e  Muzeut Hebraik Shqiptar.

Ky muze do të hapet në Vlorë dhe do të tregojë të dokumentuar historinë e rrallë shqiptare të shpëtimit të hebrenjve në vitet e errëta të Holokaustit.

Ka qenë Kryeministri Edi Rama, i cili ka publikuar videon ndërsa prezantohet projekti.

“Prezantimi i projektit fitues për Muzeun Hebraik Shqiptar, nga studio e njohur izraelite “Kimmel Eshkolot Architects”, muze që do të hapet në Vlorë dhe do të tregojë të dokumentuar historinë e rrallë shqiptare të shpëtimit të hebrenjve në vitet e errëta të Holokaustit”- shkruan Rama.