Zgjedhjet në PD/ Strazimiri: Thelbi është që pushteti t’i hiqet kryetarit dhe t’i jepet anëtarit
Gent Strazimiri, është shprehur se fundit i kryetarokracisë nuk është emër, por është një koncept, teksa është pyetur në lidhje me garën e kreut të PD-së më 22 maj, ku kandidatë do të jenë Sali Berisha dhe Ibsen Elezi.
Strazimiri në një intervistë për RTV Ora me gazetarin Sebastian Zonja tha se nuk është në dijeni që Ibsen Elezi ka një platformën për PD.
I pyetur se ëse Berisha ka një platformë, Strazimiri u përgjigj:
Sigurisht, platforma e Berishës është shpalosur që në foltoren e parë, është e sanksionuar me vendime të Komisionit të themelimit. Ne e mbështetëm me votë platformën e Berishës. Thelbi është që pushteti t’I hiqet kryetarit dhe t’I jepet anëtarit. Këtu fillon gjithçka dhe demokracia e brendshme në parti.
Si do të puthiten baza me grupin parlamentar deri në 2025.
Më tej ai shtoi se grupi parlamentar që ka marrë përsipër të përfaqësojnë elektoratin e PD-së, ndërsa shtoi se nëse deputetët nuk do u qëndrojnë betimeve politike që kanë bërë, karriera politike në këtë parti ka marrë fund.
Gent Strazimiri: Mendoj se është grupi parlamentar që ka marrë përsipër të përfaqësojnë elektoratin e PD-së. Nëse nuk u qëndrojnë betimeve të tyre politike përballë qytetarëve, karriera e tyre politikenë PD ka marrë fund. Nuk duhet të harrojnë se janë përfaqësues i atyre që i patën në krahë në fushata dhe në protesta.
