Strazimiri: Marrëveshja e 17 majit në 2017 ishte perverse, ajo që diskutuan ishte e pashkruar
Gent Strazimiri, në një intervistë për RTV Ora është ndalur te marrëveshja e 17 Majit, duke thënë se marrëveshja ka qenë perverse, ndërsa ka shtuar se pjesa e marrëveshjes mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës, nuk ka qenë e shkruar.
Gent Strazimiri: Në thelb ka një marrëveshje perverse dhe jo ajo e shkruar. Besoj se gjithçka fillon te ajo pjesë e pashkruar e marrëveshjes, asaj bisedës kokë më kokë që kanë pasur Kryeministri me Bashën. Marrëveshja e shkruar ishte me disa garanci që opozita të merrte pjesë në zgjedhje.
Ndër të tjera ai tha se Lulzim Basha ka mbyllur karrierën e tij , ditën kur nisi të merrte vendimet për të tjerët.
Gent Strazimiri: Mendoj se Basha e karrierës e ka mbyllur që në ditën kur vendosi se kush e kishte vendin në politikë duke shkelur statutin e PD, me një vendim anti statutor, me një vendim që nuk i takonte atij.
