Ndodhi në Tiranë/ Makina përplas këmbësoren në vijat e bardha dhe largohet

Ky është momenti kur një automjet aksidenton një këmbësore në rrugë teksa kalonte në vijat e bardha.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën "Ismail Qemali". Mjeti me drejtues shtetasin S. P., banues në Tiranë, ka përplasur shtetasen E. M., 20 vjeçe dhe më pas ishte larguar.

Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale, është bërë identifikimi i drejtuesit të mjetit dhe arrestimi i tij, për veprat penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "Largimi nga vendi i aksidentit".

Po në vijim të masave të marra për parandalimin e aksidenteve rrugore, gjatë kësaj jave janë arrestuar dhe proceduar penalisht në gjendje të lirë 47 drejtues mjetesh. 

Gjithashtu, janë ndëshkuar me masë administrative 145 drejtues mjetesh, për mosdhënie përparësie këmbësorëve, në vijat e bardha. 

Ndodhi në Tiranë/ Makina përplas këmbësoren nëNdodhi në Tiranë/ Makina përplas këmbësoren nëNdodhi në Tiranë/ Makina përplas këmbësoren në