Ekskluzive/ Me kapele dhe me çantë, ky është autori i plagosjes së Ardit Kërtushës

Kamerat e sigurisë duket se kanë fiksuar autorin e plagosjes së Ardit Kërtushës në Durrës. Në pamjet e sekuestruara nga policia, dallohet autori i dyshuar i cili me vete mban një çantë ku kishte dy armë zjarri. Vetë ish kandidati për kryetar i degës së PS në qytetin bregdetar e ka identifikuar personin në foto si autor të krimit ndërkohë që motivet e ngjarjes, janë ende të paqarta.

Personi në foto dyshohet se qëlloi me armë zjarri mbi Ardit Kërtushën një ditë më parë në Durrës. Ish-kandidati për kreun e PS mbeti i plagosur në ambientet e një lokali.

Autori është afruar në tavolinë duke hapur menjëherë zjarr ndërkohë që në deklarimet e tij paraprake Kertusha, është shprehur se personi që e qëlloi mbante një kapuç dhe një çantë në të cilën kishte edhe një tjetër armë zjarri.

Sipas dëshmisë së vetë të plagosurit, autorit ishte i pajisur me 2 pistoleta ku njëra prej tyre i është bllokuar.

Kërtusha ka deklaruar se është larguar me shpejtësi duke iu shmangur plumbave.  Burime të policisë thanë se gjatë dëshmisë pas ngjarjes, Kërtusha e ka identifikuar personin në foto si autor të plagosjes.

31-vjeçari i plagosuri ka marrë një plumb në këmbë për të cilën po trajtohet pa rrezik për jetën. Plagosja e Kërtushës për policinë dyshohet se ka lidhje me një sherri të ndodhur rreth 1 muaj më parë në Durrës.

Sipas burimeve debate ka qenë banal por nuk përjashtohet mundesia që të ketë ardhur edhe nga përfshirja e Kërtushës në fushata zgjedhore.

Ekskluzive/ Me kapele dhe me çantë, ky është autori i
Autori i dyshuar

Ai ka mbajtur disa poste drejtuese në administratën lokale në Durrës, në vitin 2020 kandidoi për drejtimin e degës së Partisë Socialiste.

Ai më pas u tërhoq nga gara duke hedhur akuza të forta ndaj drejtuesve të selisë rozë dhe ish-kryebashkiakut Vangjush Dako.

Në prag të zgjedhjeve të 25 prillit, Kërtusha iu bashkua Partisë Demokratike, asokohe të drejtor nga Lulzim Basha.