Presidenti i ri, sot Balla, Spiropali e Gjiknuri takohen me Fatmir Mediun dhe Mesila Dodën
Ditën e sotme kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla do të zhvillojë një takim me krerët e grupeve parlamentare Fatmir Mediun dhe Mesila Dodën.
Në fokus të këtij takimi do të jenë diskutimet për presidentin e ri me negocita mes opozitës dhe mazhorancës
Mësohet se takimi me Mesila Dodën do të zhvillohet në orën 09:00, ndërsa bisedimet ndërmjet Ballës dhe Mediut pritet të zhvillohen në orën 10:00.
Gazetarja e RTV Ora, Fjorela Beleshi bëri me dije se PD akoma nuk është ulur në tryezën e negociatave, për aq sa kohë mazhoranca nuk e çka shqyrtuar platformën e tyre për president.
Beleshi: PD akoma nuk është ulur në tryezë pa pasur qëndrimin e PS-së lidhur me platformën e dhënë nga Alibeajt. Doda ka deklaruar se negociatat do të zhvillohen edhe përfaqësues të politikës. Ndërkohë që ajo dhe Mediu do të jenë përballë Gjiknurit, Ballës dhe Spiropalit, pasi PS ka kërkuar që të diskutohet edhe për emrin që do të ketë një dakordësi për këtë kandidaturë.
Ishte Konferenca e Kryetareve që vendosi që më 16 maj të jetë raundi i parë i votimit për kandidaturat e presidentit.
Fatmir Mediu deklaroi pak më parë për mediat se do të ishte mirë që opozita të dilte me një kandidat të përbashkët dhe të merrte pjesë në proces.
Sipas Mediut, nëse nuk dilet me një kandidaturë konsensuale, atëherë opozita duhet të mbajë një qëndrim.

