"Telefon në timon, shpejtësi, rrip sigurimi...", shumë shpejt gjobat e rrugores do tu vijnë me postë
Policia rrugore shumë shpejt do t'ja besojë teknologjisë identifikimin e shkeljeve rrugore.
Kryekomisari Ali Yzeiri nga drejtoria e Përgjithshme të Qarkullimit Rrugor tha në emisionin "Drejt" në Rtv Ora se shumë shpejt një flotë me 10 mjete fillon operimin në terren.
Yzeiri: Sot kemi futur një teknologji bashkëkohore. Policia Rrugore përmes një fondacioni të ardhur nga Banka Botërore ka një flotë prej 10 mjetesh që së shpejti fillon operimin në terren. Flota ka radarë, identifikon përdoruesit e telefonit, ka lexuesin automatik të targës nga i cili del se çfarë problemi ka. Janë gjithë të dhënat e mjetit. Janë kamera që filmojnë, regjistrojnë dhe mjete në ecje për rrip sigurimi, telefon, shpejtësinë. Gjoba të gjithë drejtuesve të mjetit do tu shkojë me postë.
