Yzeiri: Këmbësorët nuk shfrytëzojnë vijat e bardha, gjejnë rrugën më të shkurtër duke u bërë burim aksidenti
Kryekomisari Ali Yzeiri nga drejtoria e Përgjithshme të Qarkullimit Rrugor ngre shqetësimin mbi mungesën e edukatës rrugore dhe papërgjegjshmërinë e këmbësorëve në rrugë.
Në emisionin "Drejt" në Rtv Ora, ai thotë se vijat e bardha dhe mbikalimet nuk shfrytëzohen maksimalisht.
Yzeiri: Dhe te vijat e bardha që janë vendosur për kalimin e këmbësorëve nuk shfrytëzohen maksimalisht. Gjendet rruga më e shkurtër dhe nga këmbësorët për të kaluar në krahun tjetër të karraxhatës. Mund ti ketë vijat 50 metër më larg, nuk shkon atje por futet në një vend që bëhet burim aksidenti. Janë dhe mbikalimet që nuk shfrytëzohen. Rruga interurbane kryesore Tiranë-Durrës, fillimisht ka pasur aksidente me pasoja shumë të rënda. Megjithëse kishte mbikalime nuk kalonte asnjë. U desh të regjistroheshin shumë aksidente me vdekje që të ndërgjegjësoheshin. Akoma çedojmë te edukata rrugore, nuk kemi edukatë rrugore të trashëguar.Nga Drejtoria e policisë rrugore vite më parë janë përgatitur kurrikulat për arsimin parauniversitar. Të bëhet lëndë më vete për shkollat e mesme.
