Aksident në Këlcyrë, makina përplas 14-vjeçarin, shoferi largohet nga vendngjarje, i mituri në spital

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën rurale të fshatit Gur, Këlcyrë, rreth orës 20:50. 

Policia bën me dije se mjeti tip "Opel", me drejtues shtetasin K. J., 30 vjeç, banues në fshatin Gur, ka aksidentuar 14 vjeçarin i identifikuar si Y.Sh. 

Shoferi pas aksidentit, është larguar nga vendi i ngjarjes duke braktisur automjetin, ndërkohë i mituri po merr ndihmën mjekësore në spitalin e Këlcyrës, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për kapjen e drejtuesit të automjetit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.