Seksizëm i pastër në Parlament. Deputetja Flutura Açka ngre zërin: Merren me vetullat dhe sytë e zonjave të hijshme
Stop seksizmit në parlament. Këtu vuri theksin deputetja demokrate Flutura Açka sot në seancën parlamentare.
"Nëse ka një vend ku ka seksizëm është parlamenti shqiptar. Ndiqni me vëmendje kamerat tona që transmetohen drejtëpërdrejtë. Pjesën më të madhe të kohës merren me vetullat dhe sytë e zonjave të këtij parlamenti, kur duhet të merren me pamjet të plota e folëse që flasin në sallë.
Ky është seksizëm i pastër që ndodh në parlament. Sidomos kur zonjat janë të hijshme kamerat fokusohen dhe më shumë” tha Açka.
Deklarata u bë gjatë seancës së sotme ku po diskutohet pr/ligji për “Ratifikimin e marrëveshjes së huasë ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Agjencisë Franceze për zhvillim për një hua të bazuar në politika për mbështetjen e barazisë gjinore në aksesin ndaj mundësive ekonomike në Shqipëri”
Më tej Açka kishte vërejtje dhe për termin "barazi gjinorese” si term jo i saktë. Termi i saktë do të ishte mundësi të barabarta.
“Ajo që më bie në sy është se po flasim për barazi gjinore, dhe e quaj shumë të bukur që këtu pjesa më e madhe e ministrave janë femra por në fakt në reskept të tyre sot që flasim pë barazi gjinore nuk ka asnjë ministër burrë. E pahijshme që nuk ka asnjë ministër burrë” tha Açka.