“Tradhtar” mes socialistëve, kush ishte deputeti që votoi pro rezolutës së propozuar nga opozita

Është rrëzuar me 51 vota kundër dhe me 15 pro, rezoluta që dënon gjenocidin në Srebrenicë në kuvendin e republikës së Shqipërisë.

Rrëzimi ka sjellë akuza të forta nga ish-kryeministri Berisha që e quajti si një votim të urdhëruar nga Vuçiç dhe një antishqiptar si Rama.

Berisha: Votuat sipas urdhrit të Aleksandër Vuçiç. Shqipëria, një antishqiptar si Edi Rama nuk ka pasur kurrë. Ju shkelmuat mbi jetët e djemve e fëmijëve të pafajshëm të Bosnjes. Votuat duke shkelmuar mbi jetët e 10 mijë shqiptarëve në Kosovë. Votuat mbi jetën e qindra mijëra shqiptarëve që në gjenocidin ciklik serb ranë për tu bërë të pavdekshëm.

Ndërkohë, duket se mes deputetëve socialistë ka pasur edhe një “rebel” i cili ka votuar pro kësaj rezolute duke iu bashkuar votave të mazhorancës.

Mësohet se bëhet fjalë për deputetin Ilir Ndraxhi i cili ka votuar pro rezolutës që dënon gjenocidin serb në Serbrenicë në Bosnjë-Hercegovinë.

Nga ana tjetër, në një përgjigje kundrejt Berishës, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla i përmendi ish-kryeministrit se ka qenë ai që e ka furnizuar me naftë kontrabandë Serbinë.