Taulant Balla: PS-ja promovimin e barazisë gjinore e ka në ADN, merrni modele nga ne

Për kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla u shpreh se kolegë të opozitës për fat të keq, nuk e fillojnë fjalën e tyre për çështjen e barazisë gjinore.

Ai tha se marrëveshja me Francën është e dyta në radhë dhe shtoi se PS si parti është promotorë e barazisë gjinore.

Balla: S’do e merrja fjalën gjithmonë kur kemi marrëveshje të tilla, kolegë të opozitës për fat të keq, nuk e fillojnë fjalën e tyre, që duhet të jetë nga të gjithë, me atë që është aspekti politik i një marrëveshje. Ne jemi të gjithë politikanë, të gjithë këtu dhe disa pretendojnë të bëhen. Nuk bëhesh politikan sa hyn në Kuvend, të duhen ça kohë. Kjo është një marrëveshje financiare e dyta brenda këtij viti, me Francën. Këto janë lokomotiva kryesore.

Agjencia Franceze për zhvillim është certifikatë. Doni apo s’doni ju, kjo parti, PS, promovimin e barazisë gjinore, e ka ADN të vetën. Duke qenë se jeni duke ndryshuar statutin, merrni ca modele nga ne. Pa një burrë dhe pa një grua nuk bëhet shtëpia. E tillë është familja. Se ça punë ka sterilizimi me marrëveshjen me Francën?!