Aksidenti te Rruga e Kavajës, mësohet gjendja shëndetësore e çiftit, burri në gjendje të rëndë
Ora News, ka mësuar për gjendjen shëndetësore për Vilma dhe Arjan Konomi, çifti që u përplas nga Ajas Sulejmani te Rruga e Kavajës, paraditen e së dielës (8 maj).
Mësohet Arjan Konomi është në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa bashkëshorjtja e tij është e vetëdijshme.
Fatmirësisht foshnja e tyre ka shpëtuar pa dëmtime me përjashtim të një gërvishtje në faqe.
Aksidenti u shënua të dielën e 8 majit 2022 në “Rrugën e Kavajës” në Tiranë
Ajas Sulejmani, i cili po udhëtonte me makinën "G Class' përplasi bashkëshortët Arjan dhe Viola Konomi dhe foshnjën tyre 3 muajshe, ndërsa po kalonin në viza të bardha.
Ndërkohë Sulejmani ndodhet në burg dhe pritet që sot të dalë para Gjykatës për t'u njohur me masën e sigurisë për aksidentin.
Pas testit të drogës ku 39 vjeçari ka dalë pozitiv, Sulejmani është justifikuar se merrte disa substance me qëllim rritjen e masës muskulore pasi merrej me palestër.
