Kush e vuan më shumë ndarjen? Qytetarja në Vox Pop: Burri më tradhtonte po s'e ndava, s'doja të ja lija pasurinë tjetrës
Sot në Vox Pop në RTV Ora me gazetaren Enki Braçaj, qytetarët kanë treguar se kush vuan më shumë nga ndarja, burrat apo gratë.
Përgjigjet kanë qenë të ndryshme, ndërsa disa janë shprehur se nuk kanë në vuajtur ndonjëherë nga ndarja
"Të dy njësoj, s'kam vuajtur asnjëherë nga ndarja"
"Meshkujt edhe pse meshkujt bëjnë sikur nuk vuajnë, vuajnë më shumë sepse gratë gjejnë direkt zëvendësuesin."
'E vuajnë të dy"
'E fejuara ime më tradhtonte me shokun tim të ngushtë. Pastaj nuk jam lidhur më për dy vjet."
'Mua burri më tradhtonte gjithmonë dhe nuk e kam ndarë, jo se vuaj nga ndarja, por nuk dua që pasurinë që e kam vënë ta marrë tjetra.
"S'kam vuajtur ndonjëherë nga dashuria, kam 48 vjet shyqyr zotit. Unë punoj. Unë jam në rregull, fëmijët i kam në rregull. Unë s'kam qenë asnjë herë xheloz.
"Ndarjen e vuan më shumë ai që është budalla"- shprehen qytetarët.

