Baka: Duhet të ketë ndryshime në formën e edukimit dhe të pajisjes me leje drejtimi

Specialisti i trafikut rrugor në kryeqytet, Gerhard Baka, në një intervistë me gazetaren Sonila Musaj në Ora News u shpreh se duhet të bëhen ndryshime sa i përket paisjes me leje drejtimi për moshat e reja pasi një 16-vjeçar është i aftë me 36 ditë kurs në autoshkolla për të drejtuar një automjet sportive që ka kilometrazh le të themi 300-340 km/orë.

Baka: Unë mendoj që ka ardhur një kohë dhe do të synojmë që ne të ndryshojmë dhe formën e edukimit dhe të paisjes me leje drejtimi. Shumë vende të BE apo dhe në SHBA kanë një llogjikë të paisjes me leje drejtimi.Në moshën 16-vjeçare ti pasidesh me një leje drejtimi që është mësimor pra që drejton një mjet me kapacitet të vogël motorrik me fuqi të pakët motorrike që ti thjesht të mësosh normat dhe rregullat e qarkullimit rrugor dhe nga mosha 18 vjeç deri 21 vjeç kemi një kapacitet më të lartë se ajo 16 me 18 por sërisht jo në kapacitete sepse ne këtu na ndodh ku 18-vjeçari merr një makinë me 1000 kuaj fuqi sepse ka mundësi ekonomike, por a është i aftë me 36 ditë kurs në autoshkolla për të drejtuar një automjet sportive që ka kilometrazh le të themi 300-340 km/orë.