Berisha: Të sugjerosh një president jo politik është absurditet, Bylykbashi e Boçi negociatorët tanë

Nga selia e PD-së, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se të propozosh një president jo politik është një absurditet.

Ndërkohë Sali Berisha tha pas mbledhjes në selinë blu se Oerd Bylykbashi dhe Luçiano Boçi do të jenë negociator me partitë opozitare në emër të Partisë Demokratike për çështjen e Presidentit.

Berisha: Këta të dy kanë mandatin e Komisionit të Rithemelimit të negociojnë me partitë opozitare me në emër të Partisë Demokratike.

 Sigurisht që përfshihet i gjithë spektri opozitar. Të sugjeroj një presidenti jo politik është absurditet, pasi posti i tij është qartësisht politik. Nuk është post politik, por kjo nuk do të thotë se nuk është përfaqësues politik. Çdo kriteret tjetër kundër këtij kriteret është i gabuar dhe i stisur.

Nëse e keni fjalët për kriteret ka një deklaratë të Alibeajt dhe të PD-së se si vlerësohen kandidatët. Është një dokument që ka dalë nga zyra e Ballës dhe Ramës dhe duan të zgjedhin një president që do Rama. Kjo çështje po trajtohet si një çështje familjare, që nuk ka ndodhur asnjëherë në demokraci, por ka ndodhur vetëm në Argjentinë si gjë.