Specialisti i trafikut: Policia i ka ezauruar kapacitetet ligjore ndaj 39-vjeçarit që përplasi çiftin me foshnjen 3 muajsh
Gerhard Baka, specialist i trafikut rrugor në kryeqytet në një intervistë në Ora News me gazetaren Sonila Musaj foli për ngjarjen e së dielës ku një 39-vjeçar goditi një çift bashkëshortësh dhe fëmijën e tyre 3 muajsh që po kalonin në vijat e bardha pranë "Pallatit me Shigjeta" në Tiranë.
Baka u shpreh se personi në fjalë është ndëshkuar disa herë nga policia rrugore dhe se ky institucion i ka ezauruar të gjitha kapacitetet ligjore ndaj tij.
Baka: Regjistrat e personit në fjalë i cili ka bërë këtë vepër për momentin konsiderohet penale deri sa të përfundojnë hetimet. Në arshivat tona figuron si shkelës i rregullt i normave të qarkullimit rrugor në disa shkelje të kategorive të ndryshme ku përfshihet më kryesore që është dhe përsëritës për herën e dytë shkelja e semaforit. Pra zotëria është ndëshkuar për shkeljen e semafoit.Ne si seksion i qarkullimit rrugor kemi në focus kundravajtjet administrative shkeljet që janë burim ngjarjesh rrugore dhe nga ana jonë për këdo qoftë dhe kjo e tregohet se ne me zotërinë në fjalë si drejtues mjeti i kemi ezauruar të gjitha kapacitetet tona ligjore.Historiku është aty është fakt.
