Lirohet Elsa Lila, avokati Visha: Isha në Itali, drekova me të, janë pushuar të gjitha akuzat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Maj 2022, 19:33
Duhet se është liruar nga burgu këngëtarja shqiptare Elsa Lila.
Lajmin e ka bërë me dije avokati Saimir Vishaj i cili e ka mbesë këngëtaren duke pohuar se mbesa e tij Elsa Lila është e lirë dhe janë pushuar të gjitha akuzat ndaj saj.
"Jam kthyer sot nga Italia. Kam drekuar me të. Janë pushuar të gjitha akuzat. E gjitha një keqkuptim. Pafajësia e saj ka qenë që në momentet e para. Kam qenë me të. Më vjen turp që bashkëpunëtorët tanë, kanë vjellë vrer për Elsën.” - tha Visha në Syri TV .
Elsa Lila u shoqërua nga autoritetet italiane pasi akuzohej si një person i përfshirë në një grup kriminal që merrej me trafikun e drogës.
