Eksperti rrugor: Policia Bashkiake të mos merret me parkimet në lulishtet e blloqeve por të dalë në rrugë kryesore

Eksperti rrugor, Arben Luzi, foli me tone të ashpra ndaj punonjësve të policisë bashkiake ku kërkoi që të jenë në ndihmë të policisë rrugore.

Në një intervistë me gazetaren Sonila Musaj në Ora News, Luzi tha që policia bashkiake nuk duhet të merret me parkimet në ferra apo lagje por të dalë e të ushtrojë kontrolle në rrugë.

Luzi: Nuk duhet të dalë polici bashkiak në mes të lagjes e të vendosë gjoba je rezident, s’je rezident, nëpër ferra, nëpër lulishtet e blloqeve. Duhet të dalë në ndihmë të policisë rrugore, të dale në rrugën kryesore për  parkimet e gabuara, jo parkimet e gabuara në lagje.Të ndihmojë në qarkullimin rrugor se në fund të fundit ai është një seksion i qrkullimit rrugor brenda Policisë Bashkiake.