Kakavijë: Gruaja nga Fieri tenton të kalojë 10 pako kokainë e heroinë. I futi në çorapë më pas i lidhi në trup me korse barku
Elira Varfi, 38-vjeçarja nga Fieri është arrestuar ditën e sotme, pasi është kapur me 10 pako lendë narkotike, prej të cilave 2 pako kokainë dhe 8 pako heroinë.
Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasja e kishte fshehur lëndën narkotike në korsen e barkut, ndërsa përballet me akuzën "Trafikimi i lëndëve narkotike".
Ajo lëndën narkotike e kishte futur në çorape e më pas i kishte lidhur pakot i kishte lidhur me korse.
Si u kap lënda narkotike?
Gruaja po udhëtonte si pasagjere në autobusin e linjës Berat-Athinë.
"Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavije, si rezultat i shtimit të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në analizën e riskut, në dalje të kufirit pas verifikimit të të dhënave në sistemin TIMS, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë pasagjerët e autobusit të linjës Berat-Athinë.
Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetases E. V., e cila udhëtonte si pasagjere në këtë autobus, është bërë e mundur gjetja e 10 pakove me lëndë të dyshuar narkotike, në 8 prej të cilave kishte lëndë të dyshuar narkotike heroinë(me peshë totale 4 kg e 160 gramë), ndërsa 2 pako kishin lëndë të dyshuar narkotike kokainë (me peshë totale 780 gramë.)"-informon policia e Gjirokastrës.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale "Trafikimi i lëndëve narkotike"

