Rritje temperaturash e vranësira të lehta, parashikimi i motit për sot

Vendi ynë do të dominohet nga kthjellimet në mesditë kur priten kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë territorin, më të theksuara në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes por mesdita sjell rritje të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 25°C.

Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor duke krijuar në brigjet det dallgëzim mbi 3 ballë.