Ju flet Moska - Si, në 7 maj Erion Veliaj pohoi se ka gënjyer në formularin e vetëdeklarimit

Si, në 7 maj Erion Veliaj pohoi se ka gënjyer në formularin e vetëdeklarimit ishte tema e kësaj të marte në “Ju flet Moska” në RTV Ora, nga Kastriot Myftaraj.

Myftaraj: Erion Veliaj del dhe pohon se ka shkelur ligjin edhe pse një veprim i tillë dënohet me ligj dhe del e thotë publikisht.

Ai në 7 maj ka bërë një postim në Facebook me rastin e takimit të tij me kryetarin e bashkisë së New York-ut dhe thotë se ka jetuar në këtë qytet.

Ai si kryebashkiak ka plotësuar dy herë formularin e dekriminalizimit dhe ka shkruar të dhënat e vetëdeklaruara kur ka kandiduar.

Ai në faqen gjashtë ka deklaruar se ka jetuar jashtë territorit të Shqipërisë për më shumë se një muaj, në dy raste; në Miçigan dhe në Britaninë e Madhe.

Ndërsa në postimin e datës 7 maj thotë se ka jetuar në New York. Në fakt duhet të bëhet dallim mes të jetuarit dhe të vizituarit në një qytet.

Por sipas vetëdeklarimit del që Veliaj nuk ka jetuar në këtë qytet më shumë sesa një muaj, pra vetëm e ka vizituar.