"Të drejtën për të dhënë opinionin tim për SPAK nuk ma heq askush" Rama konferencë krah Manjës për SPAK

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ndodhen në konferencë për median.

Edi Rama: Në emër të forcës politike që i ka dhënë kësaj reforme të gjithë mbështetjen e vet, morale, politike profesionale që nga pikënisja e deri sot por dhe si njeriu që është sulmuar më shumë nga kundërshtarët e saj por dhe mbështetësit e saj, që janë krejt të palumtur dhe me të drejtë për shkak të mos gjithanshmërisë së spektrit të gjykimeve të deritanishme unë besoj se të drejtën që në këtë moment që mbyll një cikël e hap një cikël të ri në aspektin kohor të drejtën të ndaj opinionin tim publik ndaj drejtësisë së re nuk ma heq askush.

Po a është kjo një përgjigje replikë ndaj Ambasadës amerikane Yuri Kim?

Kjo e fundit dy ditë më parë tha reforma në drejtësi do të jetë e suksesshme kur udhëheqës politikë në pushtet apo jashtë pushtetit të bëjnë thirrje për ndjekjen penale të këtij apo atij. 

Yuri Kim deklaroi më 9 maj : "Do të quhet gjithashtu e suksesshme kur të mos mendojmë më se është me vend që udhëheqës politikë në pushtet apo jashtë pushtetit të bëjnë thirrje për ndjekjen penale të këtij apo atij; të thuhet se drejtësia jepet vetëm kur në burg futet tjetri dhe se drejtësi nuk bëhet kur në burg futen të mitë. Kjo nuk është drejtësi; nuk janë këto standardet që duam t’ju ndihmojmë të arrini në Shqipëri. Dhe mendoj se nuk janë këto standardet që populli shqiptar kërkon kur flet për reformë në drejtësi."