Zekthi: Grupet në PD po e shndërrojnë zgjedhjen e presidentit në një garë me njëri-tjetrin
Gazetari dhe analisti Fitim Zekthi ishte i ftuar në Ora News me gazetarin Arnond Kariqi. Ai foli për ndikim që ka përçarja e PD në zgjedhjen e presidentit.
Zekthi u shpreh se është e pamundur që kjo opozitë të ketë fuqinë që do të kishte në negociata sikur të mos ishte e tillë, e përçarë.
Zekthi: Padyshim që ndikon. Përderisa kemi një opozitë kaotike të paqartë në një lloj anarkie. Është e pamundur që kjo opozitë të ketë fuçinë që do të kishte në negociata sikur të mos ishte e tillë e përçarë.
Sipas tij të dyja grupet që pretendojnë se janë Partia Demokratike e vërtetë e kanë shndërruar apo po përpiqen ta shndërrojnë zgjedhjen e Presidentit në një garë për të mundur njëri-tjetrin.
Zekthi: Të dyja grupet që pretendojnë se janë Partia Demokratike e vërtetë e kanë shndërruar apo po përpiqen ta shndërrojnë zgjedhjen e Presidentit në një garë për të mundur njëra tjetrën dhe jo në një garë apo në një proces ku të gjejnë një kandidat që të jetë më i miri për Shqipërinë. PD për turpin e vet edhe në 6 mars e ktheu 6 marsin në një garë për të mundur njëri-tjetrin. Edhe zgjedhjen e Presidentit po e kthen këtë gjë në një moment ku njëra të mundë tjetrën. Kjo është e pafalshme.
