Vatnikaj: Testi i drogës për shoferët po jep rezultate efektive

Gazetari, Edision Vatnikaj, në një intervistë me gazetaren Sonila Musaj në Ora News u shpreh se testi i drogës për përdoruesit e automjeteve ka dhënë efekte dhe nëse situata do të ecë në këto ritme do të kemi rezultate të kënaqshme.

Vatnikaj: Situata në terren përsa i përket testit të drogës të paktën me këto ritme ka pasur ecuri shumë të mirë përderisa policia rugore po godet raste çdo ditë të shoferave të cilët lëvizin të droguar në Tiranë.Në fakt kjo ka qenë një risi edhe e shefit të qarkullimit që më pas ka nxitur edhe drejtuesit më të lartë që ta praktikojnë sa më shpejt këtë në Tiranë dhe tashmë është përhapur edhe në qytetin e Lezhës ku është goditur një rast.