Aksident në Lezhë, makina humb kontrollin e përfundon në arë, lëndohen dy pasagjerë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Maj 2022, 07:49
Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Blinisht në Lezhë.
Burime për Ora News, bëjnë me dije se mjeti me targa AB808CJ ka humbur kontrollin e ka dalë nga rruga duke përfunduar në arë.
Për pasojë dy pasagjerë janë lënduar dhe janë dërguar në spital për të marrë kontroll mjekësorë.
Shërbimet e policisë janë në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë veprimet procedurale hetimore.

