Kriminaliteti në vend, eksperti Rexhepi: Të ua faturosh situatat kriminale një kontigjenti do të thotë të flesh gjum

Për të folur në lidhje me situatë e kriminalitetit në vend ishte i ftuar në Ora News me gazetarin Arnond Kariqi , eksperti i kriminalistikës Artan Rexhepi.

Gazetari: Rreth një muaj më parë një i ri humbi jetën duke u djegur në zjarr në komisariatin e policisë së Kamzës, ndërsa disa ditë më parë një tjetër i ri humbi jetën në komisariatin e policisë së Kavajës duke u vetëvrarë. Çfarë po ndodh me policinë e shtetit?

Rexhepi: Këto janë situata të pafalshme. Shkelja e atyre rregullave të sigurisë ndaj personave të shoqeruar ose të ndaluar sjell në këto pasoja. Përsa i përket rastit të Kavajës është një rast skandaloz. Unë kam dal në ca idera të miat si profesionist.  Në radhë të parë njerëzit nuk duhet të shoqerohen në polici vend e pa vend. Inspektorët e rendit ose oficerët e policisë gjyqësore nuk duhet të shoqerojnë njerëz prototipa për çdo lloj ngjarje që ndodh.  Në rastin konkret flitet që ka pasur provë.

"Shoqerimi në mënyrë sistematike dhe kur nuk kanë bërë gjë nuk është se nuk krijon ngarkesë të tipit psikologjik e emocional. Duhet ndalur që një inspektor rendi ose një inspektor krimesh që shoqeron x rast dhe të gjitha i dalin nuk i nisen çështjet nga prokuroria, nuk fillon çështja penale, duhet ndalur me masë.  Instituti i statistikave që ka policia duhet të reagojë. Ai të lëshojë vendin dhe të vijë një tjetër. Kjo duket sikur e frenon punën e policisë por në fakt po rrit profesionalizmin. Nuk mundet që të kesh evidentuar 3 a 4  kontigjent dhe të gjitha situatat kriminale t'ua faturosh atyre. Kjo do të thotë që të flesh gjum" tha ai.

Gjithashtu ai tha se dhomat paraburgimit duhet të jenë të monitoruara me kamera.

Rexhepi: Një sugjerim tjetër do të bëja që dhomat e shoqerimit dhe paraburgimit duhet të jenë të monitoruara me kamera non stop.