Eksperti Rrugor: Duhet edukim qytetar, rregullat e sigurisë rrugore duhet të jenë program në shkolla

Eksperti rrugor, Arben Luzi, në një intervistë në Ora News me gazetaren Sonila Musaj kërkoi që në shkolla të futet program i rregullave të sigurisë rrugore.

Luzi: Siguria rrugore fillon që nga nj komitet të sigurisë rrugore dhe një nga format më thelbësore të saj është edukimi, edukimi qytetar. Edukimi që në bankat e shkollës dhe gjatë gjithë jetës së tij për të zbatuar ato norma dhe ato rregulla të sigurisë rrugore. Prandaj unë mendoj se  është kaluar koha që në shkolla të futet program i rregullave të sigurimit rrugor.